| ANTEDON DE LUXE - 5* |
 |
 |
Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Beldibi, 15km nga Kemeri, 45km larg nga aeroporti i Antalisë, 30km nga qendra e Antalisë.
Vendosja: Hoteli posedon 500 dhoma në dy ndërtesat kryesore dhe bllokun familjar. 340 Dhoma standarde (max 3pax) duke përfshirë 8 dhoma lidhëse dhe 4 dhoma për personat me aftësi te kufizuara.
Shërbimet: De Luxe all inclusive – bife e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, ushqime të lehta në mengjes, drekë, ushqime të lehta pasdite, ëmbëlsira, biskota, darkë dhe ushqime të lehta në mesnatë. Të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore, dhe disa jovendore dhe pijet e nxehta. Pijet Premium, verërat speciale, champagne, lëngu i shtrydhur i portokallit, pijet energjike, shërbimi në dhomë janë me pagesë.
Plazhi: Hoteli posedon plazh private me guralec dhe rërë, çadrat e diellit, shtretërit dhe peshqirët nuk paguhen.
Sporti dhe argëtimi: Pishinë të jashtme dhe të brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëset, qendra e fitnesit, banjë turke (hamami), sauna, fushat e tenisit, basketball, volejboll në plazh, mini futball, pingpong, sportet ujore (pa motor) nuk paguhen. |
|